Reanimacioni 30 minuta pa energji, mjeku: Aparaturat me bateri, nuk u fikën
Gjysma e Tiranës mbeti pa energji elektrike për gati 90 minuta pas një defekti në një shtyllë elektrike, që preku disa prej zonave më kryesore në kryeqytet. Ajo çfarë e bën edhe më të rëndë këtë situatë është se një pavijon në QSUT, ku përfshihet edhe Reanimacioni, mbeti përkohësisht pa energji elektrike. Shefi i shërbimit të Reanimacionit në QSUT, sqaroi se pajisjet nuk u ndalën në asnjë moment së funksionuari as në reanimacionin qendror, pasi ato kanë backup (UPS-bateri) sipas tij që mund të rezistojnë deri në 6 orë pa energji elektrike, kur janë të reja. ”Vendosëm që të transportojmë vetëm 9 të sëmurë, të cilët ishin në respiracion të drejtuar. Ne kemi mjetet që transporti i tyre të realizohet më respiratorë portativë pa u...
Burimi:
kohajone.com