Reagon Londra/ Protestat masive në Shqipëri kërkojnë largimin e Ramës: Kur shfrytëzimi rritet, shtohet guximi

Reagon Londra/ Protestat masive në Shqipëri kërkojnë largimin e Ramës: Kur shfrytëzimi rritet, shtohet guximi

Ndërsa kryeqyteti po vlon nga protestat e njëpasnjëshme dhe të tensionuara përpara godinës së Kryeministrisë, një reagim i koduar me sfond politik ka ardhur nga Londra, i cili ka tërhequr menjëherë vëmendjen e opinionit publik në Shqipëri. Autorja e njohur shqiptare, Lea Ypi, ka zgjedhur rrjetet sociale për të përcjellë një mesazh të fortë, pikërisht në një kohë kur tubimet kundër qeverisë së Edi Ramës po njohin vetëm rritje. Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Ypi ka publikuar vargjet e famshme të shkrimtarit dhe dramaturgut të njohur gjerman, Bertolt Brecht, të titulluar “Në lavdi të revolucionarit” (In Praise of the Revolutionary). Edhe pse nuk përmend emra konkretë, vargjet e përzgjedhura nga Lea Ypi duket se i përshtaten frymës dhe situatës aktuale që...