Rast për t’u marrë shembull në Sarandë/ Gjen çantën me 17 mijë dollarë dhe dokumente, qytetari e dorëzon në polici
Një qytetar në Sarandë ka dhënë një shembull të ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, duke dorëzuar në polici një çantë të humbur me 17 mijë dollarë dhe dokumente personale. Sipas Policisë, shtetasi me inisciale R. Sh. ka gjetur çantën ditën e djeshme dhe është paraqitur menjëherë në Komisariatin e Policisë Sarandë për ta dorëzuar. Brenda çantës ndodheshin dokumentet personale të shtetases ukrainase L. K., si dhe një shumë monetare prej 17 000 dollarësh. Njoftimi i policisë: Shembull i ndershmërisë dhe vlerave qytetare. Një gjest i ndershëm qytetar ka bërë të mundur kthimin e një shume të konsiderueshme parash dhe dokumentesh të humbura tek pronarja e tyre. Ditën e djeshme, shtetasi R. Sh., duke treguar integritet dhe përgjegjshmëri të lartë qytetare, ka gjetur një çantë të humbur...
Burimi:
top-channel.tv