Raporti i SPAK/ Si manipulohen tenderat dhe përdorimi i kompanive edhe për pastrimin e parave! 30 zyrtarë nën hetim
Hetimet e Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit 2025 tregojnë se korrupsioni në institucionet publike mbetet një fenomen shqetësues, i cili përfshin, funksionarë vendorë dhe administrativë, si edhe prokurorë, gjyqtarë, e punonjës policie. Në institucionet Publike, sipas raportit të vitit 2025 dorëzuar në Parlament nga Prokuroria e Posaçme korrupsioni “është i strukturuar dhe i planifikuar mirë duke përfshirë funksione të ndryshme administrative”. SPAK përmend posaçërisht legalizimet e pronave dhe prokurimet publike ku sipas organit të akuzës zyrtarët përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejte vlera monetare duke favorizuar procedurat tenderuese, duke bashkëpunuar me kompani të ndryshme për të manipuluar dokumentacionet por edhe vetë fondet limite në mënyrë që përfitimi të jetë sa më i lartë. Prokurimet publike që vitet e fundit kanë çuar pas hekurave zyrtarë thuajse të...
Burimi:
sot.com.al