“Ramës i nxorën kartonin e zi në Bruksel”, Berisha thirrje për pjesëmarrje masive në protestë: Do jetë uragani i shpresës
Kreu i PD, Sali Berisha bëri thirrje për mbështetje masive të qytetarëve në protestën e organizuar sot në Tiranë, duke e cilësuar këtë moment si një nga më kritikët në historinë e vendit. Në një konferencë për media, Berisha u shpreh se sot është një ditë e rëndësishme pasi përfaqësuesit e BE janë përballur me Ramën, duke e akuzuar për shkatërrimin e mundësisë për të vazhduar procesin e integrimit evropian. Berisha kërkoi që qytetarët të bashkohen në bulevardet dhe rrugët e Tiranës, për të dërguar një mesazh të fuqishëm dhe dinjitoz për të kundërshtuar qeverinë dhe korrupsionin e saj. “Të dashur qytetare dhe qytetarë, pak orë na ndajnë nga uragani i madh i shpresës dhe fitores së opozitës dhe kombit shqiptar. Unë erdha përsëri t’u drejtoj thirrjen...
Burimi:
gijotina.com