Rama takim me Lamallarin, i pranishëm edhe drejtori i Policisë së Shtetit
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë paradite në Vilën 30 në Tiranë disa ministra, zv.ministra e drejtorin e Komanduar të Policisë së Shtetit, Sokol Bizhgën. Pothuajse i gjithë ekipi i ministrisë së Brendshme zbarkoi në Vilën 30 me në krye ministrin e ri, Besfort Lamallari dhe 3 zv.ministrat Xhemal Qefalia, Silva Caka e Anisa Ruseti. Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo i është bashkuar kësaj mbledhje për të diskutuar mbi sistemin e adresave që lidhet edhe me Ministrinë e Brendshme. Në fokus të takimeve kanë qenë prioritetet e çdo sektori. Pas këtyre takimeve, shefi i qeverisë ka pritur ministrin e ri të Drejtësisë, Toni Gogun, për të caktuar edhe çështjet që duhet të çohen para, përfshirë këtu edhe ndryshimet në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale. Kryeministri ka pritur në takim edhe drejtorin e komanduar të Policisë së...
Burimi:
opinion.al