Rama: Spitali i Lezhës kryen me sukses një nga ndërhyrjet më sfiduese në kirurgjinë abdominale

Rama: Spitali i Lezhës kryen me sukses një nga ndërhyrjet më sfiduese në kirurgjinë abdominale

Kryeministri Edi Rama, informoi sot se në spitalin e Lezhës u realizua me sukses një ndërhyrje kirurgjikale tepër sfiduese në kirurgjinë abdominale. “Në Spitalin Rajonal Lezhë u realizua me sukses një ndërhyrje kirurgjikale e një kompleksiteti tepër të lartë.Në një paciente me tumor të kokës së pankreasit u realizua ndërhyrja e pankreatoduodenektomisë (Procedura Whipple), e cila përfaqëson një nga ndërhyrjet më sfiduese në kirurgjinë abdominale.Operacioni u krye me profesionalizëm dhe përkushtim nga ekipi kirurgjikal:Dr. Aurel BardhiDr. Ardian PreliDr. Elda PapaEkipi i anestezi-reanimacionit, nën drejtimin e:Dr. Everest Dega Kjo ndërhyrje përbën një arritje të rëndësishme për Spitalin Rajonal Lezhë, duke dëshmuar rritjen e kapaciteteve profesionale dhe teknike në trajtimin e patologjive të avancuara kirurgjikale”, shkruan Rama në rrjetet sociale.