Rama: Program për strehim të përballueshëm për familjet e reja

Rama: Program për strehim të përballueshëm për familjet e reja

Kryeministri, njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi këtë fundjavë se qeveria po ndërmerr masa për të krijuar kapacitete të reja në tregun e strehimit. “Patjetër që jemi të vetëdijshëm për nevojën që të kemi një kapacitet të ri në tregun e banesave, jo thjesht sepse nuk është më çështja te personat në nevojë, te familjet në nevojë, pra jo thjesht strehimi social, por ai që quhet “strehimi i përballueshëm”. Pra, nuk flasim vetëm për njerëz që janë të vobektë dhe që shteti përpiqet t’u sigurojë mundësinë e një strehimi, gjë që e kemi bërë sipas mundësive në të gjithë territorin, por flasim tani edhe për njerëz që kanë një familje të re dhe që duan të kenë një apartament dhe e kanë absolutisht...