“Rama po fsheh të vërtetën për projektin në Zvërnec”/ Flet Berisha: Sulmon protestuesit, në vend që të japë llogari

“Rama po fsheh të vërtetën për projektin në Zvërnec”/ Flet Berisha: Sulmon protestuesit, në vend që të japë llogari

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj monologut të së dielës të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një përpjekje të dëshpëruar për të shmangur përgjegjësitë dhe për të sulmuar qytetarët që prej ditësh po protestojnë kundër qeverisë. Sipas Berishës, Rama e përdori daljen e tij publike jo për të sqaruar skandalet dhe shqetësimet që lidhen me investimin e planifikuar në Zvërnec, por për të kërcënuar, përçmuar dhe sulmuar mijëra qytetarë që kërkojnë dorëheqjen e tij dhe anulimin e vendimeve që, sipas tyre, rrezikojnë mjedisin dhe klimën e investimeve në vend. Videomesazhi i plotë i kryetarit të PD, Sali Berisha: Edi Rama përdori sot monologun e radhës të tij të së dielës, për të sulmuar, kërcënuar, përçmuar, dhjetëra mijëra qytetarë...