“Rama një komunist, shitës që na e lanë peshqesh”/ Thirrja e qytetarit: Në protestë deri sa të shporrim këtë klikë
Në shesh shqiptarët protestojnë për 38 ditë me radhë, kundër kryeministrit Edi Rama. Një protestues ka bërë thirrje që protesta të mos ndalet deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. “Ai i shtynte njerëzit drejt Kryeministrisë më 21 janar. Ne nuk arritëm ta ndalim këtë komunist, një shitës ikonash të vjedhura, që na e lanë peshqesh këtu. Administrata shqiptare, ka shkuar në 180 mijë të punësuar, janë vetëm patronazhistë, imitimi modern spiun i Sigurimit të Shtetit. Kjo është një betejë që i ka kaluar përmasat e Shqipërisë, të huajt po e marrin si model. Shqipëria ka faqen tuaj, protesta nuk duhet të ndalet deri kur të shporret kjo klikë fashiste”, tha ndër të tjera ai.
Burimi:
sot.com.al