Rama nga Izraeli: Hamasi është “rojtari i burgut” në Gaza pa zhdukjen e tij nuk mund të ketë paqe
Gjatë një vizite në Parlamentin e Izraelit, Edi Rama u ndal te zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe lufta mes Izraelit dhe Hamasit, duke e cilësuar Hamasin si përgjegjësin e vetëm të situatës në Gaza. Sipas Ramës, Hamasi është “rojtari i burgut” në Gaza dhe pa zhdukjen e tij nuk mund të ketë paqe. “Nuk arritën të identifikojnë fajtorin real të kësaj situate. Kanë dështuar të pranojnë se rojtari i burgut të Gazës është Hamasi dhe askush tjetër. Ideologjia e terrorit kundër njerëzve të vet, mbi të gjitha kundër shtetit hebre, dhe dogma totalitare që mohon çdo të ardhme për jetën palestineze nën ndikimin izraelit, derisa izraeliti i fundit të zhduket nga faqja e dheut, është thelbi i këtij problemi. Sot, ky tunel...
Burimi:
gijotina.com