“Rama në burg, Berisha në burg”, dita e pestë e protestës së qytetarëve
Ka nisur për të pestën ditë radhazi protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. Me flamuj dhe pankarta në duar, ata i janë drejtuar Kryeministrisë, ku është dhe vendi ku mbahet protesta. “Reagim paqësor. Mirëpresim të gjithë ata që janë braktisur nga PS dhe PD”, dëgjohet të thuhet nga protestuesit gjatë grumbullimit të tyre. “Dorëheqje” është një nga thirrjet më të përsëritura nga protestuesit, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. “Rama në burg, Berisha në burg”, është një tjetër thirrje, duke nënkuptuar që kjo ëhstë një protestë e organizuar nga vet qytetarët dhe nga partitë politike.
Burimi:
opinion.al