“Rama n’burg, Berisha n’burg”/ Protestuesit marshojnë deri në ‘Astir’, ulen në rrugë dhe bllokojnë qarkullimin në zonën e ‘Unazës së Madhe’

“Rama n’burg, Berisha n’burg”/ Protestuesit marshojnë deri në ‘Astir’, ulen në rrugë dhe bllokojnë qarkullimin në zonën e ‘Unazës së Madhe’

Protestuesit të cilët e nisën marshimin nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ kanë arritur deri në zonën e Astirit në kryeqytet. Me flamuj në duar dhe me thirrjen ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’ dhe ‘Revolucion’, ata kanë bllokuar edhe qarkullimin në zonën e ‘Unazës së Madhe, duke dalë para makinave dhe duke u ulur në rrugë. Pas kësaj ndalese, qytetarët kanë rinisur marshimin gjatë gjithë Unazës së Madhe. Top Channel