Rama: Mandati i katërt, kthesë për PS! Hapim kapitull të ri si parti që qëndron pranë njerëzve
Mandati i katërt duhet të jetë kthesë e madhe edhe për vetë PS që tanimë duhet të kalojë te kapitulli i ri i pranisë njerëzore. Kryetari i saj, njëherësh kryeministri Rama, kërkoi nga drejtuesit politikë që tashmë partia të jetë më pranë njerëzve dhe të tregojë që s’janë të lidhur pas pushtetit. “Mandati i katërt, nuk mund, nuk duhet dhe duhet të bëjmë çmos të mos jetë si të mëparshmit. Duhet të jetë kapitulli i një kthese të madhe jo vetëm për faktin që Shqipëria do të mbyllë negociatat e anëtarësimit në BE, as që PBB do të kapërcejë kufirin e 30 mld euro në vit që përbën kthesë për ekonominë, por për PS duhet të jetë mandati i një kthese strategjike drejt njerëzve duke...
Burimi:
argjiroja.net