Rama kthehet te “vendi i krimit”, mbron nga Thethi Paketën e Maleve dhe refuzon të anulojë ligjin, kryeministri iu…
Një vit më parë, pak javë pasi siguroi mandatin e katërt qeverisës, kryeministri Edi Rama nisi aksionin kombëtar për mbrojtjen e territorit. Pika e parë dhe më e debatueshme e ndërhyrjes ishte Thethi, ku fadromat shembën dhjetëra bujtina, hotele dhe ndërtime pa leje, duke shkaktuar përplasje me banorët dhe reagime të forta publike, në kulmin e sezonit turistik. Pamjet e shembjeve në zemër të një prej destinacioneve më të vizituara turistike të vendit dominuan për javë me radhë debatin publik, ndërsa banorët akuzonin qeverinë se po godiste ekonominë e zonës në mes të verës. Nga ana tjetër, qeveria argumentonte se ndërhyrja ishte e domosdoshme për të ndalur ndërtimet pa leje dhe për të mbrojtur territorin. Një vit më vonë, Rama u rikthye në Theth (vendi...
Burimi:
sot.com.al