Rama: Kontributi i mjekëve thelbësor për një shëndetësi me standarde europiane
Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh vlerësimi për mjekët me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mjekëve. “Kontributi juaj është thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane, duke garantuar shërbime më cilësore, akses dhe kujdes të barabartë për çdo qytetar. Vlerësim për përkushtimin, profesionalizmin dhe humanizmin e çdo mjeku që çdo ditë vendos në qendër jetën dhe mirëqenien e qytetarëve”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Burimi:
kohajone.com