Rama: Koha për të rishikuar ligjin për arsimin e lartë
Në takimin me 40 rektorët e universiteteve në vend, kryeministri Edi Rama tha se është koha për të rishikuar ligjin për arsimin e lartë. Sipas Ramës, duhen bërë korektime në këtë ligj. “Ndërkohë, duke vlerësuar sinqerisht bashkëpunimin që kemi ndërtuar dhe vijimsinë e komunikimit në një rrugë, sa instituconale aq edhe të hapur informale, na ka dhënë mundësinë të jemi në kontakt me njëri-tjetrin dhe të dëgjojmë, të kuptojmë më shumë në kohë reale, është koha për të rivizituar ligjin e arsimit të lartë, ka kaluar periudhë e mjaftushme për të reflektuar në atë ligj, ndryshimet e kohës por dhe konstatimet e praktikës në kornizën e ligjit. Ligji aktual siç e dini është shkruar në bashkëpunim me ju, me kontributin tuaj. Ky do jetë rasti...
Burimi:
argjiroja.net