“Rama kape mesazhin”/ I riu nga protesta: Pranoje humbjen, rinia fitoi

“Rama kape mesazhin”/ I riu nga protesta: Pranoje humbjen, rinia fitoi

Një i ri ka deklaruar ditën e sotme se rinia nuk ka as spital, as punë dhe as dinjitet. Gjatë një prononcimi për mediat, ai u shpreh se kryeministri Rama ka marrë fund. Protestuesi tha se Rama i ka lënë të rinjtë pa asgjë, duke shtuar se ai duhet ta pranojë që rinia ka fituar. “Rama kape mesazhin. E di shumë mirë se ke marrë fund. Rinia nuk ka as spital, as punë dhe as dinjitet. Na i ke hequr të gjitha. Kështu që ti e di shumë mirë se ke marrë fund. Loja ka mbaruar për ty. E kotë që ti vazhdon. Do edhe pak kohë që të fshihesh. Ke marrë fund. Rinia fitoi. Pranoje humbjen”, tha ai.