“Rama jepe dorëheqjen”/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës pas fjalimeve, protestuesit drejt akseve kryesore
Menjëherë pas përfundimit të fjalimeve të ashpra dhe tejet të zjarrta në podiumin e ngritur përpara godinës së Kryeministrisë, turma e protestuesve ka vendosur të nisë marshimin masiv në rrugët kryesore të Tiranës. Me thirrje të vazhdueshme kundër qeverisë, “Arresto Ballukun!”, dhe duke kërkuar rrëzimin e asaj që e cilësojnë si “klikë qeveritare”, protestuesit janë vënë në lëvizje përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Burimi:
sot.com.al