Rama ironizon protestuesit: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe

Rama ironizon protestuesit: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u rikthye sërish dje në Zvërnec. Në një postim të publikuar këtë të diel në rrjetet sociale, kreu i qeverisë Rama u bëri apel “revolucionarëve”, siç i quajti ai, që gjatë vizitave në zonë të mos dëmtojnë mjedisin që pretendojnë se po mbrojnë. “Kur të shkojnë herë tjetër në atë breg për t’u qarë hallin flamingove, të mos i bëjnë për të qarë duke ua zhvirgjëruar plazhin me makinat e tyre, se do kujtojnë të shkretët zogj se filloi ndërtimi i parkimit aty, e do marrin arratinë siç e kishin marrë përpara moratoriumit 10-vjeçar të gjuetisë”, u shpreh kreu i qeverisë. Duke ndarë foto nga protesta në Zvërnec, ai tha se automjetet...