Rama inspekton aksin provizor Librazhd-Prrenjas: Shembja lidhet me fenomen natyror

Rama inspekton aksin provizor Librazhd-Prrenjas: Shembja lidhet me fenomen natyror

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar rrugën provizore të aksit Librazhd-Prrenjas, e cila u hap pasi juglindja kishte mbetur e bllokuar prej 11 ditësh. Gjatë takimit me banorët e zonës, Rama mohoi se që shembja e aksit Librazhd-Prrenjas erdhi prej aferave korruptive, por sipas tij bëhet fjalë për një fenomen natyror, ndërsa shprehu keqardhjen për situatën. “Plagë e hapur që ka shkaktuar një rrebesh balte të jashtëzakonshëm të prodhuar nga makineria e baltës politike e mediatike që ka tundur 700 tenxheret me gjithfarë shpifjesh, akuzash e fantazish se me demek, u shemb rruga nga korrupsioni, ndërkohë që është shumë e qartë që segmenti është i vjetër dhe rrëshqitja lidhet me një fenomen tërësisht natyror. Shpejtësia e gënjeshtrës është bërë shumë më e madhe, ndërkohë që e...