Rama i pakënaqur me rezultatin e zgjedhjeve në Sarandë, i drejtohet deputeti Bido: Mëso nga Damiani si të bëhesh…

Rama i pakënaqur me rezultatin e zgjedhjeve në Sarandë, i drejtohet deputeti Bido: Mëso nga Damiani si të bëhesh…

Në mbledhjen e zgjeruar mes Grupit Parlamentar të PS dhe ministrave, kryeministri Edi Rama ka shprehur pakënaqësi për rezultatin e zgjedhjeve në Sarandë. Kritikat i ka adresuar ndaj deputetit të ri të qarkut Vlorë, Ardit Bido. “Ardit, ti pate një mbështetje të fortë nga qendra, por nuk arrite pritshmëritë. Ti duhet të mësosh nga Damiani si të bëhesh i suksesshëm në zgjedhje“, citohet të jetë shprehur Rama. Rikujtojmë se mbledhja e Grupit parlamentar të PS-së është shoqëruar me disa debate, të cilat sollën përfshirjen e Ramës. Mësohet se nuk ka qenë vetëm Elisa Spiropali ajo që ka ngritur “temperaturën” e kësaj mbledhje duke u përplasur me Erjona Ismailin ministre për Marrëdhëniet me Parlamentit. Dy burime nga Grupi PS treguan edhe dy episode të tjera ku...