Rama i kërkon Trump ndihmë për Hashim Thaçin: Të bëjmë diçka para se gjëra të këqija të ndodhin (VIDEO)

Rama i kërkon Trump ndihmë për Hashim Thaçin: Të bëjmë diçka para se gjëra të këqija të ndodhin (VIDEO)

Në fjalën e tij në Bordin e Paqes, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, foli edhe për ngjarjet e fundit që lidhen me drejtësinë ndërkombëtare dhe situatën e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), përfshirë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Rama theksoi se gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump, Kosova dhe Serbia kishin qenë më afër se kurrë një marrëveshjeje paqe, duke shtuar se një moment kyç ishte bllokimi i udhëtimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen me Trump. “Nën lidershipin e mandatit të parë të Presidentit Trump, Kosova dhe Serbia ishin më afër se kurrë një marrëveshjeje paqe,” deklaroi Rama. Ai akuzoi drejtësinë ndërkombëtare dhe prokurorët që, sipas tij, janë financuar nga vendet demokratike, duke...