“Rama është kriminel e maskara”/ I moshuari shpërthen ndaj Ramës: Është tradhtar i kombit, ka bërë pazar me popullin
Një prej momenteve që ka ngritur peshë turmën në ditën e 37-të të protestës përpara Kryeministrisë, ka qenë fjalimi i një të moshuari. Me zërin që i dridhej plot revoltë e, ai ka lëshuar akuza tejet të rënda në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si “tradhtar të kombit”. I moshuari ka zgjedhur që fjalën e tij t’ua dedikojë të rinjve të shumtë që kanë mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke bërë një lojë fjalësh me sloganin e partisë në pushtet. Pa kursyer asnjë epitet, ai shpërtheu ndaj kreut të qeverisë, duke e akuzuar se po shet interesat e qytetarëve shqiptarë për përfitime personale dhe pushtet. “Rama është kriminel e maskara! I ka të gjitha poshtërsitë. Mbi të gjitha, është tradhtar i...
Burimi:
sot.com.al