“Rama është i trembur për vdekje”/ Protesta, Ndoka: Nuk e kishte menduar që qytetarët mund ta kundërshtonin
Nard Ndoka, kreu i PDK-së, e cilësoi protestën qytetare si ngjarjen “më të rëndësishme në 35 vite pluralizëm në Shqipëri”. “Është protestë që të jep shpresë dhe besim që ka qytetarë që mendojnë larg tutelës politike. Ishte krijuar ideja që qytetarët nuk reagojnë, që rinia rri vetëm në kafe dhe kjo protestë ka përmbysur komplet fabulën e politikës shqiptare. Prandaj i shohim të shqetësuar e të acaruar politikanët. Nuk e kishte menduar kurrë Edi Rama që qytetarët mund ta kundërshtonin në vendimmarrjen e tij”, tha fillimisht Ndoka. “Rama është i trembur për vdekje, por edhe opozita është vendosur në një pozitë shumë të vështirë, pasi mendonte se sheshi është pronë e opozitës. Problemi është se ne kemi sot një sistem politik të bllokuar nga dy...
Burimi:
sot.com.al