Rama e quan aftësi, Europa korrupsion, Këlliçi: PE miratoi shpërdorimin e detyrës si vepër të rëndë penale

Rama e quan aftësi, Europa korrupsion, Këlliçi: PE miratoi shpërdorimin e detyrës si vepër të rëndë penale

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka postuar një mesazh ku shpjegon se akuza e shpërdorimit të detyrës është vepër penale. “Direktiva e miratuar dje nga Parlamenti Evropian vulosi përfundimisht me miratimin e përfaqësuesve të 27 vendeve se kjo shkelje përbën vepër penale”, shkruan Këlliçi. Sipas deputetit demokrat, “mesazhi është i drejtpërdrejtë për narkopushtetin e autokratit Rama që kërkon me çdo kusht ta trajtojë korrupsionin si problem shoqëror e jo “markë” të qeverisjes kriminale”. “Evropa nuk negocion me korrupsionin, e kriminalizon atë qysh tek pragu: “shpërdorimi i detyrës”, shkruan ai. Mesazhi: Shpërdorimi i detyrës nuk është më as “zonë gri” e as vepër e zakonshme siç është përpjekur ta “paketojë” pushteti i kalbur në Shqipëri. Por korrupsion, i pastër, i zhveshur nga çdo alibi. Dhe...