“Rama e Berisha duan dhunë, por të rrinë larg”/ Flet aktivisti: Kryeministri të dorëhiqet, deri në shtator Belinda…
Aktivisti Erjon Murataj në një intervistë televizive, u shpreh se protesta do të ketë sukses duke shpërfaqur qytetari dhe vlera evropiane. Gjithashtu ai bëri thirrje që policia të mos provokojë. Gjatë intervistës, Murataj nënvizoi se kërkesa është e qartë dhe se dorëheqja e Ramës është e panegociueshme. “Po bëhet një Kuvend Kombëtar që do të rrijë në këmbë si përfaqësues i njerëzve të lirë dhe kushdo qeveri të vijë populli te ketë një instrument t’i kundërvihet. Është një lëvizje shoqërore që sot është zgjuar dhe i ka dalë përballë një sistemi. Flasim për shqiptarë që nuk duan të ikin nga Shqipëria. Në rast e ajo protestë do të ketë sukses do të ketë sukses nga qytetaria nga mbajtja larg e dhunës dhe dëshirës së Ramës...
Burimi:
sot.com.al