Rama dhe Vuçiç “letër” BE-së për pranim në tregun “Schengen”, dy liderët propozojnë një ide të re për integrimin

Rama dhe Vuçiç “letër” BE-së për pranim në tregun “Schengen”, dy liderët propozojnë një ide të re për integrimin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, kanë propozuar një qasje të re për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në një opinion të përbashkët të botuar në të përditshmen gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, dy liderët sugjerojnë një “rrugë realiste” drejt Bashkimit Evropian, duke zhvendosur fokusin nga anëtarësimi i plotë te integrimi në tregun e përbashkët evropian dhe në zonën Schengen. Në shkrimin e tyre, Rama dhe Vuçiç nuk këmbëngulin për një afat të shpejtë anëtarësimi në BE, por propozojnë përfshirjen e vendeve kandidate të përgatitura në tregun e përbashkët dhe në lëvizjen e lirë të zonës Schengen. Sipas tyre, kjo do të sillte përfitime të menjëhershme për qytetarët dhe ekonomitë respektive, ndërkohë që do të forconte edhe pozitën ekonomike...