Rama bllokon imunitetin e Ballukut dhe akuzon SPAK-un si çorbë qensh, kryeministri kundër drejtësisë së re, BE dhe SHBA
Kryeministri Edi Rama duket se ka ndezur një përplasje të fortë politike dhe institucionale pasi shumica socialiste rrëzoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për heqjen e imunitetit të Belinda Balluku. Vendimi i mazhorancës në Kuvend i bllokon për momentin rrugën arrestimit të ish-zv/kryeministres, e cila po hetohet për shkelje të barazisë në tendera. Ky veprim duket qartë si një përplasje e hapur mes qeverisë dhe drejtësisë së re. Për herë të parë pas krijimit të SPAK, Rama vendos një vijë të kuqe ndaj arrestimit të një figure të rëndësishme të qeverisë së tij. Debati u ashpërsua edhe më shumë pasi kryeministri sulmoi publikisht prokurorët e posaçëm. Ai e cilësoi SPAK-un si një “çorbë qensh”, duke ngritur dyshime për mënyrën si po aplikohen masat e...
Burimi:
sot.com.al