Rajoni uli taksat për karburantet, ministri Demo: Bordi i Transparencës është duke marrë ende informacion
Pas mbledhjes së qeverisë, ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ka folur lidhur me rikthimin e Bordit të Transparencës një javë më parë, në një moment kur çmimi i naftës arriti në 217 lekë për litër. I pyetur për masat e ndërmarra, Demo deklaroi se gjatë ditës së sotme pritet një vendimmarrje nga Bordi. “Bordi sot do të mblidhet, është duke marrë gjithë informacionin sa i përket lëvizjes së çmimeve dhe mbi të gjitha ndryshimeve që ka çmimi i bursës. Bordi do të dalë me një vendimmarrje sot”, tha ministri. Lidhur me ndikimin konkret të rritjes së çmimeve, ai u shpreh i rezervuar, por theksoi se fokusi kryesor mbetet garantimi i transparencës dhe ndërhyrja kur është e nevojshme për të lehtësuar barrën mbi qytetarët. “Nuk mund...
Burimi:
gijotina.com