Ra nga lartësia dhe u mbyt në lumin Mat, gjendet trupi i 33-vjeçarit Erkin Lika
Pas dy ditësh kërkimesh, është gjetur trupi i pajetë i Erkin Likës në rrjedhën e lumit Mat. 38-vjeçari i apasionuar pas hiking, alpinizmit dhe shpellave ra nga Ura e Vashës në ujërat e lumit Mat teksa kryente stërvitje me litar. Erkin Lika ishte specialist i rrjeteve të fibrave optike, banues në Tiranë, i apasionuar pas natyrës, fotografisë dhe eksplorimit të shpellave. Përveç profesionit në fushën e teknologjisë, ai ishte një speleolog i certifikuar me trajnime nga Club Alpino Italiano dhe Società Speleologica Italiana, si dhe një nga themeluesit e Shoqatës Speleologjike Shqiptare. Erkin Lika ishte pjesë e komunitetit të kërkim-shpëtimit malor në Shqipëri, ku kontribuonte me aftësitë e tij në organizim, bashkëpunim dhe eksplorime në terren. Ai njihej për pasionin ndaj natyrës, përkushtimin profesional dhe...
Burimi:
gijotina.com