Qytetet me më shumë makina për banorë; Tirana, me kaq shumë trafik, nuk kryeson!
Banorët e qyteteve kryesore të vendit, sidomos në Tiranë e në Durrës, shpenzojnë shumë kohë, por edhe karburant në trafik. Një sondazh i “Monitor” vitin e kaluar, ku pjesa më e madhe e të anketuarve ishin nga kryeqyteti, gjeti se 70% e përdoruesve të makinave shpenzonin më shumë se një orë në trafik çdo ditë. 41% e të anketuarve që deklaruan se ishin përdorues makine thanë se kalonin 1-2 orë në trafik në ditë. 29% thanë se kalonin më shumë se dy orë në automjet pa lëvizur. Numri i mjeteve që qarkullojnë në vend është rritur me shpejtësi vitet e fundit, duke kaluar në 2025-n për herë të parë shifrën e 1 milionë (1,047,427), ku mbi 80% e tyre janë autovetura. Në raport me popullsinë,...
Burimi:
sot.com.al