Qytetarët njëzëri: Pa rini nuk ka Shqipëri! Poshtë patronazhistët
Protestuesit kanë nisur marshimin nga Sheshi ‘Skënderbej’ drejt Kryeministrisë, të cilët prej 28 ditësh kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Gjatë marshimit qytetarët kanë brohoritur njëzëri: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”. Prej 28 ditësh qytetarët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në largimin e Ramës nga qeveria. Gjithashtu tubimit të kësaj të shtune i janë bashkuar edhe shumë emigrantë të ardhur nga vende të ndryshme. KËRKESAT E PROTESTUESVE: Kjo protestë mbarëpopullore dhe paqësore kërkon sa më poshtë: 1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë. 2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor. 3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë...
Burimi:
ntv.al