Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, bllokojnë rrugën kryesore dhe përplasen me policinë
Qytetarët në Vlorë kanë nisur një protestë masive në rrugët e qytetit për shkak të ndërprerjes së ujit prej tre ditësh. Pasi u futën në ambientet e teatrit dhe ndërprerën një mbrëmje gala që zhvillohej aty, ata e vijuan protestën e tyre në rrugët e qytetit. Duke ecur me bidonë dhe pankarta në duar, ata bënë të pamundur qarkullimin e automjeteve për minuta të tëra, ndërkohë që nuk munguan as përplasjet me policinë. Top Channel