QSUT ende pa përgjigje për gjeneratorët, drejtori i shërbimeve mbështetëse: Teknikët rikthyen në punë sistemin, nuk u rrezikuan pacientët
Problemi i territ në QSUT është gjetur jashtë godinës spitalore. Gjatë deklaratës së dytë zyrtare të Qendrës spitalore universitare Nënë Tereza nuk merren sërish përgjegjësi dhe as nuk kthehen përgjigje se përse nuk funksionuan gjeneratorët si zgjidhje e përkohshme e avarive teknike?! Drejtori i shërbimeve mbështetëse në QSUt, Erjon Ngjelo nuk pranon rrezikun e krijuar për dhjetëra pacientë në reanimacion prej ndërprerjes së energjisë elektrike. Në shpjegimet e dhëna tregon vetëm shkakun nga lindi problemi i ikjes së dritave. “Mbrëmjen e ditës së hënë u evidentuan problematika në furnizimin me energji elektrike, si pasojë e një avarie teknike të shkaktuar nga një defekt madhor në linjën e tensionit të lartë, jashtë territorit të QSUT. Situata u monitorua në bashkëpunim me OSHEE dhe furnizimi me energji...
Burimi:
top-channel.tv