“Qeveria shqiptare, kopjon vetëm pjesën që i intereson”/ Taksa e re për makinat e përdorura, Teliti: Godet bizneset…

“Qeveria shqiptare, kopjon vetëm pjesën që i intereson”/ Taksa e re për makinat e përdorura, Teliti: Godet bizneset…

Qytetarët dhe bizneset që planifikojnë të blejnë një automjet të përdorur nga importi do të përballen me një kosto ndjeshëm më të lartë duke filluar nga janari. Një udhëzim i ri i Ministrisë së Financave pritet të rrisë me 25 deri në 30 për qind koston e zhdoganimit, një masë që sipas ekspertët të ekonomisë, Dorian Teliti, përkthehet në një taksë të fshehtë që rëndon drejtpërdrejt xhepat e familjeve dhe sipërmarrjeve shqiptare. I ftuar në një emision televiziv tha se  ky vendim, i prezantuar si një mekanizëm për të stimuluar blerjen e makinave të reja, është një politikë e cunguar dhe ndëshkuese. Ndryshe nga praktikat ndërkombëtare, ku rritja e taksave për makinat e vjetra shoqërohet me bonuse dhe stimuj financiarë për blerjen e atyre të...