Qeveria prezanton reformën për Policinë Bashkiake, çfarë parashikon ligji i ri

Qeveria prezanton reformën për Policinë Bashkiake, çfarë parashikon ligji i ri

Përmirësimi i shërbimeve dhe rritja e sigurisë publike janë në qendër të projektligjit të ri “Për Policinë Bashkiake”, i cili synon forcimin e rolit të strukturave vendore dhe rritjen e efikasitetit të tyre në shërbim të qytetarëve. Nisma, pas konsultimit publik pritet të diskutohet në Këshillin Konsultativ me pushtetin vendor. Projektligji parashikon një organizim të ri të Policisë Bashkiake në dy nivele, në nivel qendror dhe nivel vendor, duke vendosur standarde të njëjta profesionale dhe funksionale në të gjitha bashkitë e vendit. Niveli qendror do të ketë përgjegjësinë për përcaktimin e standardeve kombëtare, koordinimin e punës së drejtorive vendore dhe garantimin e bashkëpunimit të fortë ndërinstitucional. Ky nivel do të ushtrojë një rol mbështetës dhe koordinues, pa cenuar autoritetin e njësive të vetëqeverisjes vendore. Ndërkohë,...