Qeveria nuk mori masa, Shoqata e Transportit paralajmëron rritje të kostove dhe reduktim të flotës për qytetarët!

Qeveria nuk mori masa, Shoqata e Transportit paralajmëron rritje të kostove dhe reduktim të flotës për qytetarët!

Përfaqësuesit e shoqatave të transportit kanë lëshuar alarmin se duke nisur nga dita e hënë, shërbimi për qytetarët do të reduktohet me 30%. Shkak është bërë rritja e pandalshme e çmimit të karburantit dhe heshtja e institucioneve shtetërore, përballë kërkesave të tyre të vazhdueshme për mbështetje. Në një deklaratë për mediat, ata thonë se kostoja e karburantit tashmë zë rreth 45% të shpenzimeve totale, ndërsa kostot e mirëmbajtjes janë rritur me 25-30% për shkak të krizës globale. ‘Prej nisjes së luftës në Iran dhe midis Izraelit dhe Amerikës, që javën e parë ka qenë një trend, një trend rritje të çmimit, të gjithë operatorët dhe shoqatat e transportit kanë vijuar me kërkesat e tyre duke parë rritjen e çmimit të karburantit në mënyrë që të...