“Qeveria nis programin Dyfisho ndërmarrjen”, mbështetje e re për bizneset e vogla”
“Dyfisho ndërmarrjen tënde” është një program i ri që po përgatitet nga qeveria, me synim mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme që synojnë zgjerimin e aktivitetit, por përballen me vështirësi financiare për ta realizuar këtë hap. Kryeministri e prezantoi këtë nismë gjatë episodit të së dielës të podcastit “Flasim”, me titull “S’ka si Shqipëria”, ku morën pjesë edhe përfaqësues të sipërmarrjeve shqiptare të suksesshme që operojnë brenda dhe jashtë vendit. Mes tyre ishin biologja Nerta Tushe në fushën e kozmetikës, Argjent Goci me fokus te makinat elektrike dhe Marjus Myzeqari, i angazhuar në kërkime shkencore mbi lidhjen mes shëndetit të njeriut dhe natyrës. Gjatë diskutimit, u theksua se programi synon të ndihmojë sipërmarrjet që kanë krijuar një bazë të qëndrueshme, por nuk arrijnë...
Burimi:
kohajone.com