Qeveria miraton rregulla të reja për kreditë e pakthyera që mbulohen me garanci shtetërore

Qeveria miraton rregulla të reja për kreditë e pakthyera që mbulohen me garanci shtetërore

Qeveria ka miratuar rregullat se si do të veprohet me kreditë që janë marrë me garanci shtetërore dhe që nuk janë shlyer. Vendimi i Këshillit të Ministrave përcakton hapat që do të ndiqen për rikuperimin e këtyre borxheve dhe për trajtimin e pasurive të huamarrësve që kanë mbetur pa u paguar. Sipas VKM-së, procesi do ndiqet nga Agjencia e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera. Procedurat nisin në momentin kur Ministria e Financave paguan garancinë shtetërore në vend të huamarrësit ndaj bankës ose kur konstatohet se ekziston një detyrim i pashlyer ndaj shtetit. Agjencia i dërgon huamarrësit një njoftim për shlyerjen e borxhit dhe verifikon gjendjen e tij financiare. Në këtë fazë kontrollohen të ardhurat dhe mundësia reale e pagesës së detyrimit. Në rast...