Qeveria miraton 53.3 milionë lekë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga…

Qeveria miraton 53.3 milionë lekë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga…

Qeveria ka miratuar një vendim për dëmshpërblimin e fermerëve të prekur nga murtaja e ruminantëve të vegjël gjatë vitit 2025, me një fond total prej 53.3 milionë lekësh. Vendimi parashikon kompensimin e pronarëve të kafshëve që janë therur, eliminuar, shkatërruar ose groposur pasi kanë rezultuar pozitivë me sëmundjen, bazuar në analizat e kryera nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë. Sipas vendimit, masa e përgjithshme e dëmshpërblimit arrin në 53 345 500 lekë dhe do të mbulohet nga buxheti i vitit 2026 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në programin “Siguria ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit”. Procesi i zbatimit të këtij vendimi do të ndiqet nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve. Vendimi hyn në...