Qeveria lë në harresë fshatrat, mungesa e shërbimeve publike ‘nxjerr’ banorët jashtë tregut të punës

Qeveria lë në harresë fshatrat, mungesa e shërbimeve publike ‘nxjerr’ banorët jashtë tregut të punës

Qeveria lë në harresë fshatrat, mungesa e shërbimeve publike ‘nxjerr’ banorët jashtë tregut të punës Milidija, nënë e tre fëmijëve të mitur në Gostil të Kukësit, nuk ka punuar asnjë ditë. Sapo ka lënë pas të 30-at, por angazhimi i saj lidhet vetëm me mirërritjen e fëmijëve dhe mbarëvajtjen e shtëpisë. “Edhe sikur të dua, është e pamundur. Nuk kam ku e lë vajzën e vogël, sepse këtu nuk ka çerdhe”, rrëfen ajo. Dy fëmijët më të rritur i ka njërin në shkollë dhe tjetrin në kopësht, por edhe ky institucion ofron përkujdes deri në orën 13:00, pasi është pa drekë. “Jemi në vështirësi ekonomike dhe dua të punoj, por këtu punë nuk ka. Nëse do punë duhet të shkosh në Kukës. Po me çfarë...