“Qëllimi ishte që…”/ Karanxha për dosjen “Partizani”: Procesi është te dëshmitarët, priten provat shkencore

“Qëllimi ishte që…”/ Karanxha për dosjen “Partizani”: Procesi është te dëshmitarët, priten provat shkencore

Ish-prokurori Ervin Karanxha ka komentuar ecurinë e procesit gjyqësor për çështjen e kompleksit “Partizani”, duke theksuar se aktualisht procedurat janë të përqendruara te dëshmitarët dhe marrja në pyetje e tyre lidhur me procesin e privatizimit. I ftuar në nje studio televizive, Karanxha u shpreh se në vijim pritet administrimi i provave shkencore, si dhe paraqitja e provave nga mbrojtja, e cila ka kërkuar edhe dëshminë e kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, në thelb të debatit qëndron interpretimi i një akti normativ që synonte t’u jepte vlerë letrave me vlerë të shpërndara më herët qytetarëve, por që u konsiderua nga disa palë si një favorizim për ish-pronarët në procesin e blerjes së pronave. “Në këtë fazë të procesit gjyqësor, po veprohet me dëshmitarët. Në këtë fazë,...