Punonjësit e Policisë jashtë shërbimit gjejnë dhe kthejnë çantën me 1000 euro, dokumente dhe celular
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka vlerësuar veprimin me integritet të dy punonjësve të policisë, Klejdin Lleshaj (Qarkullimi Rrugor Lezhë) dhe Durim Xhakaj (Qarkullimi Rrugor Shkodër), të cilët mbrëmë rreth orës 22:30, në rrugën e Rinasit, duke u kthyer për në shtëpitë e tyre nga Tirana për në Lezhë e Shkodër, së bashku me familjarët e tyre, gjetën një çantë në rrugë me dokumente, një shumë parash dhe një celular, të një personi që ishte kthyer nga Italia. Nëpërmjet pasaportës dhe rrjeteve sociale, ata bënë të mundur identifikimin dhe gjetjen e pronarit, si dhe kthimin e çantës me 1000 euro, dokumente dhe celularin 34-vjeçarit nga Kavaja. Proda u ka dërguar punonjësve të Policisë një mesazh falënderimi për veprimin sa qytetar, aq...
Burimi:
kohajone.com