Burimi:
kohajone.com

Foto © kohajone.com
Pse po ndodhin përmbytjet në Shqipëri? Profesori Lush Susaj tregon gabimin fatal
”Injoranca dhe korrupsioni ka shkatërruar infrastrukturën ujore në Shqipëri”, kështu thotë profesori Lush Susaj, i cili ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar në vend pas reshjeve të ditës së sotme ku Durrësi, Lezha Shkodra dhe Gjirokastra u përmbytën. Në A2 CNN ai tha se kjo është pasojë e keqmenaxhimit, korrupsionit dhe shkatërrimit të sistemit të bonifikimit dhe jo fatkeqësi natyrore. Ai e krahasoi situatën në Shqipëri me Holandën, një vend nën nivelin e detit, që sipas tij ia del falë planifikimit profesional dhe vlerësimeve reale të ndikimit në mjedis. “Holanda që është nën nivelin e detit ia del, se vlerësimi i ndikimit në mjedis nuk e bëjnë patronazhistët dhe injorantët. Po fute injorancë e korrupsion unë e shoh gjithkund, në bujqësi, shëndetësi e arsim....







