“Pse nuk i fton në protestë”/ Berisha për Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Pseudointelektualë
Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet pse nuk fton në protesta figura që u cilësuan si intelektualë, si Lulzim Basha dhe Bamir Topi. Në përgjigjen e tij, Berisha i cilësoi ata si pseudointelektualë “Po flet për intelektualë apo pseudointelektualë? Po ta them me sinqeritet: kthehu pak në vitin 1990 dhe lexo çfarë kam thënë në revistën ‘Drita’, ku kam bërë dallimin mes intelektualëve dhe pseudointelektualëve. Pseudointelektualët janë fatkeqësia e kombit. Më mirë të mos i ngatërrojmë”, u shpreh Berisha. Ai theksoi se Partia Demokratike u ka dhënë atyre çdo mundësi për t’u angazhuar politikisht, por sipas tij, këto figura e kanë përdorur partinë për interesa personale. “A nuk u dha kjo parti çdo mundësi? Dhe...
Burimi:
gijotina.com