“Pse më shtyni? Apo se preka Kryetarin? Është i paprekshëm ai?” Agron Shehaj përplaset me Peleshin dhe Gardën, tenton të futet në mbledhjen e Këshillit të Mandateve

“Pse më shtyni? Apo se preka Kryetarin? Është i paprekshëm ai?” Agron Shehaj përplaset me Peleshin dhe Gardën, tenton të futet në mbledhjen e Këshillit të Mandateve

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka tentuar që të futet në ambientin ku mbahet mbledhja e Këshillit të Mandateve, për imunitetin e Belinda Ballukut. Ai nuk është lejuar që të futet nga Garda, pasi kjo mbledhje bëhet me dyer të mbyllura në prezencë të anëtarëve të Këshillit dhe prokurorëve të çështjes, për shkak të sekretit hetimor dhe ndjeshmërisë që ka dosja. Ndërkohë në korridoret e Kryesisë ai ka ndaluar kryetarin e Këshillit, Niko Peleshi, duke i thënë se përse nuk lejon ata që të futen brenda në mbledhje. “Pse më shtyni”, i drejtohet Shehaj Gardës. “Pse më shtyni apo se preka Kryetarin? Është i paprekshëm ai?”, u thotë ai punonjësve  të Gardës. @topchanneltvalbaniaKreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka tentuar që të futet në...