“Pse më ke lëvizur makinën”…Plas keq në spitalin e Fierit, 44-vjeçari plagos me thikë punonjësin e sigurisë (EMRI)

“Pse më ke lëvizur makinën”…Plas keq në spitalin e Fierit, 44-vjeçari plagos me thikë punonjësin e sigurisë (EMRI)

Foto ilustruese FIER- Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, si autor i një plagosjeje me thikë. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se Shkëlqim Murati ka goditur me mjet prerës (thikë) një punonjës sigurie në Spitalin Rajonal të Fierit.  Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në ambientet e parkimit të spitalit. Mësohet se 44-vjeçari ka shkuar me urgjencë dhe ka parkuar makinën, duke i bllokuar rrugën ambulancës, ndëra punonjësi i sigurisë e ka lëvizur automjetin duke e parkuar në një vend tjetër brenda ambienteve të spitalit. Por, situata ka agravuar kur është kthyer 44-vjeçari në vendin e parkimit, i cili është nervozuar nga veprimi i rojes së sigurisë. “Pse më ke lëvizur makinën”, dyshohet se është shprehur 44-vjeçari, i cili më pas e ka qëlluar me...