Pse festohet 8 Marsi? Historia e Ditës Ndërkombëtare të Gruas

Pse festohet 8 Marsi? Historia e Ditës Ndërkombëtare të Gruas

Çdo vit më 8 mars, në mbarë botën shënohet Festa Ndërkombëtare e Gruas, një ditë e dedikuar për të vlerësuar arritjet sociale, ekonomike, kulturore dhe politike të grave, sipas “Economic Times”. Kjo ditë shërben gjithashtu si një moment reflektimi për progresin e arritur në drejtim të barazisë gjinore, por edhe për të theksuar sfidat dhe pengesat me të cilat vazhdojnë të përballen gratë dhe vajzat në shumë pjesë të botës. Në ditët e sotme, 8 Marsi shënohet në dhjetëra vende me aktivitete të ndryshme, si konferenca, marshime për të drejtat e grave, aktivitete kulturore dhe iniciativa ndërgjegjësuese që promovojnë barazinë gjinore. Megjithatë, rrënjët historike të kësaj dite datojnë më shumë se një shekull më parë, në një periudhë kur në shumë vende gratë nuk gëzonin...