PS shton sulmet ndaj institucioneve të pavarura, Fatmir Xhafaj godet KLSH-në nga foltorja e Kuvendit, presion të…

PS shton sulmet ndaj institucioneve të pavarura, Fatmir Xhafaj godet KLSH-në nga foltorja e Kuvendit, presion të…

Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj nga foltorja e Kuvendit ka sulmuar sërish institucionet e pavarura, që sipas tij, kanë mangësi në performancë, transparencë dhe llogaridhënie, sulm ky indirekt për Kontrollin e Lartë të Shtetit (KLSH), që ka evidentuar shumë herë shkeljet qeverisë Rama dhe institucioneve nën varësinë e tyre. “Ende ka mangësi në performancë, transparencë dhe llogaridhënie. Procesi i raportimit duhet parë si instrument për përmirësimin e veprimtarisë. Pavarësia nuk mund të interpretohet si mungesë llogaridhënie. Pavarësia dhe llogaridhënia plotësojnë njëra-tjetrën”, tha dje Xhafaj. Deklaratat e tij vijnë pak kohë pasi, gjatë shqyrtimit në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale të raportit vjetor të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ai kërkoi që puna e institucionit të mos fokusohej vetëm te evidentimi i...